Rreth Namazit

Kushtet e namazit

Çfarë duhet të plotësosh para se të falesh

2 min lexim·
Kushtet e namazit

Para se të falesh, duhet të plotësosh disa kushte të rëndësishme. Pa i plotësuar këto kushte, namazi nuk është i vlefshëm.

Pastërtia trupore (gusli)

Nuk bën të jesh xhunub — i (e) papastruar nga përjetimi seksual, ose (vlën vetëm për femrat) e papastruar nga periudha mujore. Që të pastrohesh, duhet ta lash tërë trupin.

Pastërtia nga nevojat fiziologjike

Nuk bën ta kesh kryer nevojën (qoftë të madhen ose të voglën) dhe të mos e kesh larë vendin me ujë. Nëse je stërpikur (ndotur) me nevojë, duhet ta lash teshën ose të veshish tjetër.

Abdesti

Namazi nuk vlën pa marrë abdest. Abdesti mirret kështu:

Duke patur për qëllim marrjen e abdestit, thua Bismil-lah dhe i lan nga tre herë:

Duart, gojën, hundën, fytyrën, krahët deri në bërryl, i fërkon me dorë të lagët flokët dhe veshët, dhe i lan këmbët deri te nyjet.

Me një abdest mund të falen disa namaze, ndërsa abdestin e prishin kryerja e nevojës, lëshuarja e gazit, gjumi, etj.

Mbulimi i trupit

Gjatë faljes, mashkulli duhet ta ketë të mbuluar trupin së paku prej kërthizës deri te gjunjët.

Femra duhet ta mbulojë tërë trupin, pos fytyrës dhe duarve.

Drejtimi kah Kibla

Para se ta fillosh faljen, kthehesh kah Kabja dhe vendosesh para ndonjë sutre. Sutre mund të jetë muri, druri, shpina e njeriut, guri pak më i madh, ose ndonjë objekt tjetër jo i gjallë.

Koncentrimi gjatë faljes

Gjatë faljes ndalohet të folurit, të qeshurit, të shikuarit lartë ose anash. E gjithë kjo ka për qëllim koncentrimin sa më të madh të falësit, sepse ai vendos kontakt me Krijuesin e tij, i Cili meriton lavd, falënderim dhe frikërespekt të denjë.

Nijeti (qëllimi)

Para se të fillosh faljen, duhet të kesh për qëllim faljen e kohës së caktuar. Nëse të ndodh që ta falish ikindinë, ndërsa për qëllim ke patur faljen e drekës, duhet ta përsërisish namazin.

Koha e namazit

Namazin e fal në kohën e vet. Secili namaz ka kohën e caktuar dhe duhet të falet brenda asaj kohë.

Artikuj te ngjashem