Me versionin 6.4.0, Namazi bëhet aplikacioni i parë shqiptar që vjen në Apple Watch! Krenari e madhe për ne dhe për gjithë komunitetin tonë.
Çfarë mund të bëni me Namazin në orë?
⏱️ Kohët e Namazit
Shikoni kohët e të gjitha namazeve direkt nga kyçi i dorës. Numërimi mbrapsht live ju tregon sa kohë ka mbetur deri te namazi i radhës — pa pasur nevojë të hapni telefonin.
📿 Tespihe (Dhikër)
Bëni dhikër direkt nga ora! Numëruesi i tespiheve punon me rrotullimin e kurorës (Digital Crown) dhe vibron lehtë me çdo numërim. Zgjidhni mes SubhanAllah, Elhamdulilah, Allahu Ekber dhe shumë të tjerëve.
🧭 Busulla e Kiblës
Gjeni drejtimin e Qabes kudo që jeni. Busulla rrotullohet në kohë reale dhe kur jeni në drejtimin e saktë, bëhet e gjelbër dhe vibron — e dini menjëherë që jeni gati për namaz.
⌚️ Komplikacione (Widgets)
Vendosni kohën e namazit të radhës direkt në faqen e orës suaj! Komplikacionet e Namazit ju tregojnë numërimin mbrapsht live pa pasur nevojë të hapni aplikacionin. Thjesht shikoni orën dhe e dini sa kohë ka mbetur.
Wear OS — Së shpejti!
Për ata që përdorin Samsung Galaxy Watch ose orë të tjera me Wear OS — mos u shqetësoni! Versioni për Wear OS do të vijë së shpejti dhe do t'ju mbajmë të informuar.
Falënderim nga zemra
Allahu ju shpërbleftë që na mbështesni me vlerësime dhe komente të mrekullueshme në App Store! Çdo vlerësim dhe review na jep forcë të vazhdojmë punën. Ju lutemi vazhdoni të na vlerësoni — kjo na ndihmon shumë të arrijmë më shumë vëllezër e motra.
Jemi duke punuar shumë dhe duke shtuar funksione të reja që ju na i keni kërkuar. Qëndroni me ne — ka shumë më tepër që po vijnë! 🤲