Abdesi (avdesi) është pastrimi ritual që muslimani e kryen para namazit. Është kusht i domosdoshëm për vlefshmërinë e namazit.
O ju që keni besuar! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla, jepni mes'h kokave tuaja dhe lani këmbët tuaja deri në zogun e këmbës.
Hapi 1: Nijeti dhe Bismilahi
Prezantoje njetin tënd në zemër për marrjen e abdesit dhe thuaj Bismilah (Në emër të Allahut).
Hapi 2: Larja e duarve
Lajë duart tua duke i fërkuar mirë gjerë në nyjet e tyre.
Hapi 3: Shpëlarja e gojës
Fute ujin në gojë tri herë dhe shpëlaje mirë.
Hapi 4: Shpëlarja e hundës
Fute ujin në hundë tri herë dhe pastaj nxirre.
Hapi 5: Larja e fytyrës
Laje fytyrën tënde mirë tri herë, nga kufiri i flokëve deri te mjekra dhe nga veshi në vesh.
Hapi 6: Larja e krahëve
Laj krahët tu deri në bërryl duke filluar nga e djathta, tri herë secilin.
Hapi 7: Mes'hi i kokës dhe veshëve
Jepi mes'h tërë kokës tënde duke përfshirë edhe veshët.
Hapi 8: Larja e këmbëve
Laj këmbët tua duke filluar nga e djathta pastaj të majtën, deri në zogun e këmbës, tri herë.
Duaja pas abdesit
Thuaj në fund të abdesit:
Eshhedu en la ilahe il-lallah vahdehu la sherike leh, ve eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu.
Përkthimi: Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush përveç Allahut i Cili është i vetëm dhe i pa shoq, dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij.

