Namazi 6.3.0 — Përditësimi i Ri

Kurani Audio, Tefsiri, Tema Leximi, Widgets dhe më shumë

2 min lexim·
Namazi 6.3.0 — Përditësimi i Ri
Namazi 6.3.0 Përditësimi i Ri


Selam Alejkum. Ju falënderojmë përzemërsisht që përdorni aplikacionin tonë çdo ditë dhe që na ndihmoni vazhdimisht në përhapjen e tij.

Përditësimi i ri është tashmë i disponueshëm dhe ju ftojmë ta përditësoni aplikacionin tuaj në versionin 6.3.0.

Nëse ky aplikacion ju shërben dhe ju lehtëson përditshmërinë, ju lutemi të ndani pak kohë për të na vlerësuar me 5 yje ⭐⭐⭐⭐⭐.

Për të gjithë ju që në të kaluarën na keni dhënë një vlerësim më të ulët për shkak të mungesës së ndonjë funksioni, ju kërkojmë me mirësi ta rishikoni dhe ta përditësoni vlerësimin tuaj, pasi kemi punuar fort për të plotësuar kërkesat tuaja.

Gjithashtu, ju lutemi ta ndani këtë mesazh me të afërmit dhe miqtë tuaj që edhe ata ta shkarkojnë dhe të përfitojnë nga aplikacioni.


📖 Leximi dhe Dëgjimi i Kuranit

Audio Kurani: Dëgjo Kuranin ajet për ajet duke zgjedhur mes 12 recituesve të ndryshëm.

Shpjegimi (Tefsir): Kupto më thellë fjalën e Krijuesit me Shpjegimin (Tefsir) e Es-Sa'dit në shqip.

Kërko brenda sures: Gjej ajetin që kërkon përmes kërkimit të shpejtë.

Shko te ajeti: Kërce direkt te numri i ajetit.

Vazhdo me suren tjetër: Butoni i ri në fund të sures për kalim të pandërprerë.

Stili i leximit: 7 tema leximi (Sepia, Nata, Letra, Oqean, Pylli, Trëndafil).

Përkujtuesi i Kuranit: Vendos dhe rregullo orarin e saktë se kur dëshiron të njoftohesh për lexim.

Hatmeja: Faqe e re ku mund të shikosh përparimin tënd dhe çfarë ka mbetur për të lexuar.


📱 Widgets dhe Njoftimet

Widget-e për iOS: Widget i vogël, i mesëm dhe i lock screen-it me kohët e namazit dhe numërim mbrapsht.

Widget-e për Android: Kemi shtuar më shumë opsione dhe madhësi widget-esh për ekranin tuaj.

Njoftime Android: Paneli i njoftimeve me kohët e namazit, numërim mbrapsht dhe orarin ditor.


⚡ Performanca

Përmirësime: Kemi bërë përmirësime të ndryshme në performancë dhe dizajn për një përvojë më të shpejtë dhe stabile.

Artikuj te ngjashem