Me falënderim Allahun, aplikacioni Namazi - Shqip është kthyer në Google Play Store!
Çfarë ndodhi?
Për shkak të disa problemeve teknike, aplikacioni Namazi u hoq përkohësisht nga Google Play Store. Kërkojmë falje për çdo bezdi që kjo mund t'ju ketë shkaktuar. Tani çdo gjë është rregulluar dhe aplikacioni është sërish i disponueshëm për shkarkim.
Çfarë duhet të bëni?
Nëse e kishit shkarkuar Namazi më parë në Android, mund ta shkarkoni sërish falas me të gjitha funksionet që i njihni:
• Kohët e namazit me njoftim
• Kurani i plotë në shqip
• Tesbihu dixhital
• Drejtimi i Kiblës
• Kalendari islamik
• Emra muslimanë
• Artikuj dhe mësime
• Llogaritësi i zekatit
Ndajeni lajmin!
Nëse keni miq, familjarë ose të njohur që e përdornin Namazi në Android, ju lusim njoftojini që aplikacioni është kthyer! Shumë përdorues mund të mos jenë në dijeni.
Linku për shkarkim:
www.namazi.app
Falënderojmë çdo përdorues për durimin dhe mbështetjen. Allahu ju shpërbleftë!

