Ramazani

Agjërimi: Shtyllë e Islamit

Kuptimi dhe përkufizimi i agjërimit në Islam

1 min lexim·
Agjërimi: Shtyllë e Islamit

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Lavdia i takon Allahut. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhamedin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

Muaji i Ramazanit është muaj i lartësimit shpirtëror, muaj i afrimit dhe i manifestimit të unitetit, muaj i udhërrëfimit dhe i mëshirës, muaj i edukimit dhe i vetëmposhtjes, muaj i lirisë dhe i vëllazërisë.

Udhëtari bën përgatitjet e duhura për udhëtim, punëtori aftësohet për të zotëruar zanatin a profesionin ashtu si edhe muslimanët përgatiten për këtë muaj.

Nisur nga kjo, menduam t'i përmbledhim disa rregulla themelore mbi rëndësinë e Ramazanit dhe t'ua prezantojmë besimtarëve agjërues, që ky ibadeti të jetë më i pranuar tek Allahu xh.sh.

Përkufizimi

Agjërimi është përmbajtje (imsak) nga çka do që e prish atë, në kohën prej agimit të dytë deri në perëndim të diellit të ditës që agjërohet.

Artikuj te ngjashem