Ramazani

Obligueshmëria e agjërimit

Bazat kuranore dhe profetike të obligimit

1 min lexim·
Obligueshmëria e agjërimit

O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.

Allahu i Lartësuar e ka bërë agjërimin obligim për çdo musliman. Ky urdhër vjen drejtpërdrejt nga Kurani Fisnik dhe konfirmohet nga hadithet e Profetit Muhamed (a.s.).

Islami u ngrit mbi pesë shtylla: Dëshmisë se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguar i Tij, faljes së namazit, dhënies së zekatit, agjërimit të Ramazanit, haxhit për atë që ka mundësi.

Konsensusi i dijetarëve islamë është se agjërimi është i obligueshëm. Ai është njëri nga pesë shtyllat mbi të cilat ngrihet Islami.

Artikuj te ngjashem