Ramazani

Kush është i obliguar të agjërojë

Kushtet e agjërimit dhe përjashtimet

1 min lexim·
Kush është i obliguar të agjërojë

Dijetarët islamë janë unanimë se obligimi i agjërimit bie mbi muslimanin e mençur dhe fizikisht të shëndoshë, moshërritur dhe jo udhëtar.

Kushtet për obligim

Personi duhet t'i plotësojë këto kushte:

• Të jetë musliman
• Të jetë i mençur (i shëndoshë mendërisht)
• Të jetë moshërritur
• Të jetë fizikisht i shëndoshë
• Të mos jetë udhëtar

Kushte shtesë për femrat

Për femrat gjithashtu është kusht të jenë të pastra nga hajdi (menstruacionet) dhe nifasi (gjendja e lehonisë).

Kush nuk e ka obligim

Nuk e kanë obligim agjërimin jobesimtarët, fëmijët, të çmendurit, të sëmurit, udhëtarët, plaku i thyer në moshë dhe i matufosur.

Artikuj te ngjashem