1. Ngritja në syfyr dhe vonimi i tij
Çohuni në syfyr, sepse vërtet në syfyr ka bereqet.
2. Shpejtimi i iftarit
Për agjëruesin është mirë (mustehab) të shpejtojë, të bëjë iftar posa të hyjë koha e tij.
Njerëzit do të kenë mirësi gjersa ta shpejtojnë iftarin.
3. Bërja dua para iftarit
Agjëruesit nuk i refuzohet duaja që ia bën Allahut gjatë iftarit.
4. Largimi nga fjalët e panevojshme
Nuk është agjërim vetëm të përmbajturit nga ushqimi dhe pija, por edhe nga fjalët e panevojshme, grindjet, e nëse dikush të sulmon ose të fyen, ti thuaj: "Unë jam agjërueshëm, unë jam agjërueshëm."
5. Bujaria dhe leximi i Kuranit
I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte njeriu më bujar, e më bujar ishte në muajin Ramazan… Xhibrili i vinte çdo natë Ramazani për t'ia mësuar Kuranin…
6. Mësimi i fëmijëve me agjërim
Fëmijët duhet të mësohen gradualisht me agjërim, duke filluar me orë të shkurtra dhe duke i rritur gradualisht.
7. Bërja e iftarit me hurma
Është sunet të bëhet iftari me hurma, duke ndjekur shembullin e Profetit (a.s.).
8. Duaja pas iftarit
Kaloi etja, u lagën venat dhe u realizua shpërblimi inshallah.
9. Falja e namazit të teravive
Namazi i teravive është sunet i fortë gjatë Ramazanit dhe ka shpërblim të madh.
10. Itikafi në dhjetë ditët e fundit
Dhjetë ditët e fundit të Ramazanit janë më të vlefshmet. Itikafi (qëndrimi në xhami) gjatë kësaj periudhe është sunet i Profetit (a.s.).
11. Bërja e umres në Ramazan
Umreja në Ramazan ka shpërblim të veçantë tek Allahu i Lartësuar.
12. Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit
Pas Ramazanit, rekomandohet agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheval për shpërblim shtesë.

