Ramazani

Gjërat që e prishin agjërimin

Çfarë e prish agjërimin dhe pasojat

1 min lexim·
Gjërat që e prishin agjërimin

Agjëruesi duhet të ketë kujdes nga gjërat që e prishin agjërimin. Njohja e tyre është e domosdoshme për çdo musliman.

Gjërat që e prishin agjërimin

1. Ngrënia, pirja, marrëdhëniet intime (edhe nëse nuk ejakulon), nëse bëhen me qëllim.

2. Vjellja me qëllim, edhe nëse është në sasi të vogël.

3. Hajdi (menstruacionet) dhe nifasi (lehonia) te gratë.

4. Nxitja me qëllim të ejakulimit (masturbimi).

5. Përcjellja në fyt e guralecëve të vegjël apo paratë e metalta.

6. Pastrimi i veshkave (në dializë).

7. Injeksionet që përmbajnë materie ushqyese dhe infuzionet.

8. Marrja dhe dhënia e gjakut.

9. Dezertimi (ridetu).

Kompensimi

Nga gjërat e lartpërmendura, besimtari duhet t'i kompensojë me agjërim ditët e lëshuara (mjafton vetëm kompensimi).

Vetëm në rastin e marrëdhënieve intime, përveç kompensimit pason edhe ndëshkimi (kefareti). Kefareti arrihet duke liruar një rob, ose duke agjëruar 60 ditë pandërprerë, ose duke ushqyer 60 të varfër.

Artikuj te ngjashem