Islami është fe e lehtësimit. Në raste të caktuara, lejohet prishja e agjërimit, me obligimin e kompensimit më vonë.
Arsyet e lejuara
1. Sëmundja
Nëse agjërimi e rëndon sëmundjen ose e vonon shërimin, lejohet prishja.
2. Udhëtimi
Udhëtari ka lehtësim në agjërim, sipas kushteve të sheriatit.
3. Shtatzënia
Gruaja shtatzënë, nëse frikësohet për veten ose për fëmijën që ka në bark.
4. Gjidhënia
Gruaja gjidhënëse, nëse frikësohet për veten ose për fëmijën.
5. Përgatitja për luftë
Përgatitja për luftë për ta ngritur fjalën e Allahut të Lartësuar.
6. Shpëtimi i jetës
Në rast të shpëtimit të ndokujt nga uji ose zjarri.
Në të gjitha rastet, ditët e lëshuara duhet të kompensohen pasi të kalojë arsyeja.

